Njoftim: Hapen procedura e punësimit për staf akademik me kohë të pjesshme, për një vend vakant në Departamentin e Bazave te Informatikes.

NJOFTIM

Mbi

“Hapjen e procedurës së punësimit dhe miratimin e kritereve të aplikimit për staf akademik me kohë të pjesshme, për një vend vakant  në Departamentin e Bazave të Informatikës, si dhe shpalljen e afateve të fundit të dorëzimit të dokumetacionit nga aplikantët pranë departamentit përkatës, për vitin akademik 2017-2018”

                                                                                                           

Në vijim të shkresës së Departamentit të Bazave të Informatikës Nr. 469 Prot., datë 01.12.2017 mbi kriteret e aplikimit dhe nevojat për personel akademik më kohë të pjesshme, për një vend vakant, për vitin akademik 2017-2018, në vijim të Vendimit të Dekanit Nr. 111, datë 13.10.2017 mbi “Miratimin e listave të pedagogëve fitues, për staf akademik me kohë të pjesshme në FTI, viti akademik 2017-2018”, në zbatim të Vendimit të Rektorit Nr. 56, datë 09.09.2015 mbi miratimin e procedurës së punësimit të personelit akademik me kohë të pjesshme, në zbatim të Vendimit të Rektorit Nr. 51, datë 30.08.2016 mbi një ndryshim në Vendimin 56, datë 09.09.2015, Dekani i FTI vendosi:

-          Të hapë procedurën e punësimit për vendin vakant për staf akademik me kohë të pjesshme në DBI.

 

-          Miratimin e kritereve të aplikimit për staf akademik me kohë të pjesshme, për vitin akademik 2017-2018, të përcjella nga Departamenti i Bazave të Informatikës.

 

-          Afati i dorëzimit të dokumentacionit nga aplikantët, pranë Departamentit të Bazave të Informatikës, është 01 Dhjetor 2017 – 15 Dhjetor 2017.

 

-          Departamenti i Bazave të Informatikës të përcjellë për miratim të mëtejshëm, listën e kandidatëve fitues në Dekanat, brenda datës 19 Dhjetor 2017.

 

Ngarkohet përgjegjësi i Departamentit të Bazave të Informatikës për zbatimin e këtij vendimi, në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi

 


2017-12-04 07:22:41
 
Njoftim: Hapen procedura e punësimit për staf akademik me kohë të pjesshme, për një vend vakant në Departamentin e Bazave te Informatikes.
Njoftim: Aplikime për Bursë Ekonomike nga studentët e vitit II dhe III-të - afati dorëzimit dokumentacionit 15 Dhjetor 2017
Për zëvendësimin e proçesit mësimor të datës 27.11.2017
Studentët e vitit të parë Bachelor dhe Master Shkencor viti 1 dhe Profesional.
Në lidhje me regjistrimin në ciklin e dytë të studimeve "Master i Shkencave" dhe "Master Profesional"
Shpallet lista e kandidateve fitues në ciklin e dytë të studimeve në FTI .
Shpallet lista e fituesve të kuotave të lira. Raundi i III.
 

Bashkëpunime ndërkombëtare Shërbimet Copyright © 2010-2017 Universiteti Politeknik i Tiranës (UPT)
Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit (FTI)
Sheshi Nënë Tereza 4, Tiranë
Telefon: +355.42.278159
Qendër Download Posta Elektronike Biblioteka