Programi i Studimit TIK
Pranimet në TIK
Rregullore e Shkollës së Doktoratës
Bashkëpunimet me Universitete të tjera
Rregullat
Punime Doktorale
Pranimet në TIK

Kriteret e pranimit

Kërkesat themelore dhe procedura e regjistrimit të kandidatëve bëhen sipas Nenit 3 të Rregullores ‘Për organizimin e programeve të studimit të doktoratave’, miratuar nga Senati Akademik, UT, me Vendim nr. 20, datë 13/11/2008. Për të kërkuar regjistrimin në studenti duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:

KRITERET E PRANIMIT

Numri minimal i studentëve

5

Numri maksimal i studentëve

12

Titujt e studimit që duhen pasur për pranim

X Diplomë* e nivelit II – DND në Elektronikë, Telekomunikacion, Inxhinieri Informatike, FTI, UPT

X Diplomë* e sistemit të vjetër – Elektronikë 5-vjeçare, FIE, UPT

X Diplomë ekuivalente me diplomat e cituara më lart, sipas akteve ligjore në fuqi.

X Titull tjetër studimi:

– DND* në degë të afërta të elektronikës dhe inxhinierisë së informacionit nga FTI, UPT, ose universitetet të tjera, si: Informatika, por me plotësim së paku prej 10 kreditesh të caktuara nga Komiteti Shkencor i Doktoratës.

*Diplomat duhet të dëshmohen me një kopje të noterizuar të diplomës, së bashku me vërtetimin origjinal të notave.

 

Kritere të tjera

-Të ketë notë mesatare të peshuar të përgjithshme 8 e lart në studimet e ciklit të parë dhe të dytë të studimeve.

-Të ketë dëshmi zotërimi të gjuhës angleze të lëshuar nga Fakulteti i Gjuhëve të Huaja;

-Të ketë dy rekomandime nga persona me titull “Profesor” të cilët njohin aftësitë akademike dhe profesionale të kandidatit.

-Të zbatojë standardet shkencore dhe etike.

Kapërcejnë formimin e thelluar teorik, duke kaluar drejtpërdrejt në fazën tjetër të programit, pra në vitin e dytë, të gjithë ata kandidatë që kanë përftuar më parë diplomë në shkollën pasuniversitare (SHPU) në Inxhinieri e Kompjuterave ose në Telekomunikacion dhe Inxhinieri Informacioni, ose diplomë MND të barasvlefshme të mbaruar në universitete të tjera jashtë vendit (por të njohur më parë nga organet kompetente).

 

Dosja personale e kandidatit duhet të përmbajë dokumentet e mëposhtme:

*             Kërkesën me shkrim për t’u regjistruar në programin e studimit të doktoratës në të cilën theksohet propozimi për temën dhe udhëheqësin shkencor;

*             Curriculum vitae;

*             Kopje e noterizuar e diplomave të ciklit të parë dhe të dytë, dhe vërtetimin origjinal të listës së notave.

*             Kopje e noterizuar e diplomës së SHPU, Master i Nivelit të Dytë (MND) dhe vërtetimin origjinal të listës së notave.

*             Çertifikatë lindjeje me fotografi;

*             Vërtetim origjinal të qendrës së banimit;

*             Dy rekomandime (nga dy profesorë);

*             Dëshmi e noterizuar ose/dhe vërtetime  origjinale provimesh pasuniversitare, si gjuhë e huaj, të paktën i gjuhës Angleze etj.

*             Deklaratë e gatishmërisë së udhëheqësit shkencor për të udhëhequr kandidatin;

*             Deklaratë vetjake e studentit për përballimin e shpenzimeve të programit të studimeve të doktoratës;

*             Vendimi i departamentit për propozimin e temës studimore të zgjedhur;

*             Vërtetim i sekretarisë së dekanit për pranimin e dokumentacionit për aplikim;

*             Platforma e disertacionit;

*             Plani i punës i ndarë në vite.


Bashkëpunime ndërkombëtare Shërbimet Copyright © 2010-2017 Universiteti Politeknik i Tiranës (UPT)
Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit (FTI)
Sheshi Nënë Tereza 4, Tiranë
Telefon: +355.42.278159
Qendër Download Posta Elektronike Biblioteka