Njoftime

 

NJOFTIM - REGJISTRIMI ON LINE

 

 

 “Organizimi i sesionit shtesë të Majit 2015, në Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit”

 Në vijim të shkresës së Rektorit Nr. 501/1 Prot., datë 04.04.2014 “Mbi procedurën e një sezioni shtesë provimesh në muajin Maj 2015”, si dhe në zbatim të Rregullores Mësimore të UPT,  njoftohen studentët e FTI për sa më poshtë:

  • Regjistrimi on line:

 Regjistrimi për provimet e sesionit të Majit 2015 do të bëhet me regjistrim elektronik (on line), në datat 6, 7 dhe 8 Maj 2015 (afati i fundit ora 24:00, e datës 8 Maj 2015).

 Për problem në lidhje me procedurat e regjistrimit, studentët mund t'i drejtohen Sekretarisë Mësimore si dhe Zv.Dekanit të FTI.

  •  Dorëzimi i detyrimeve:

 Të realizohet dorëzimi i detyrimeve sipas kalendarit të shpallur nga pedagogët e lëndëve.

  •  Zhvillimi i provimeve:

 Provimet do të zhvillohen sipas datave të shpallura, në sallën dhe orën e caktuar, pa cënuar procesin mësimor. 

Bashkëpunime ndërkombëtare Shërbimet Copyright © 2010-2017 Universiteti Politeknik i Tiranës (UPT)
Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit (FTI)
Sheshi Nënë Tereza 4, Tiranë
Telefon: +355.42.278159
Qendër Download Posta Elektronike Biblioteka