Ceremonia e dhënies së diplomave Master i shkencave: Ceremonia do të zhvillohet në 19 Dhjetor 2012, me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë
Në 19 Dhjetor 2012 ora 11:00 do të zhvillohet ceremonia e dhënies së Diplomave Master i shkencave, për studentët e diplomuar në Tetor 2012, në Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit, Universiteti Politeknik i Tiranës, Godina e Korpusit Qendror.
Njoftohen studentët e interesuar të paraqiten, javën e parë të muajit Dhjetor, tek zyra e Sekretarisë Mësimore dhe Kancelares së FTI, për të marrë informacionet e duhura.