Njoftohen të gjithë studentët e Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit, se tarifat e shkollimit për Vitin Akademik 2012-2013 në Ciklin e Dytë Master janë si më poshtë:

1. Cikli i Dytë – Master i Shkencave, Viti i Parë (studentë të rregullt) sipas VKM nr.548, dt.16.08.2012 do të paguajnë tarifën  174,720 lekë (për dy vite studimi) të ndarë në katër këste si më poshtë:
-Kësti i Parë         21 Janar 2013         43,680 lekë
-Kësti i Dytë         30 Prill 2013           43,680 lekë
-Kësti i Tretë        21 Janar 2014         43,680 lekë
-Kësti i Katërt       30 Prill 2014           43,680 lekë

2. Cikli i Dytë – Master i Shkencave, Viti i Dytë (studentë të rregullt) sipas VKM nr.652, dt.14.09.2011 do të paguajnë këstin e tretë dhe të katërt si më poshtë:
-Kësti i Tretë        21 Janar 2013        40,000 lekë
-Kësti i Katërt       30 Prill 2013          30,000 lekë

3. Cikli i Dytë – Master i Shkencave, Viti i Parë (përsëritës) do të paguajnë për kreditet e lëndëve që kanë për të dhënë provim.
4. Cikli i Dytë – Master i Shkencave, Viti i Dytë (përsëritës) dhe studentët që kanë vetëm diplomën pritet Vendim nga Rektorati.

5. Cikli i Dytë – Master Profesional, Viti i Parë sipas VKM nr.549, dt.16.08.2012 do të paguajnë tarifën të ndarë në dy këste si më poshtë:

MP:Inxhinieri Informatike Tarifa e Shkollimit në total 90,000 lekë
-Kësti i Parë        30 Prill 2013        45,000 lekë
-Kësti i Dytë         6 Shtator 2013    45,000 lekë

MP:Teknologji Informacioni Tarifa e Shkollimit në total 81,000 lekë
-Kësti i Parë        30 Prill 2013        40,500 lekë
-Kësti i Dytë         6 Shtator 2013    40,500 lekë