NJOFTIM
Mbështetur në shkresën e ardhur nga Rektorati me Nr. 288/1, dt. 07.03.2013 “Për afatet dhe kriteret e pranimit në shkollën e doktoratës” ju njoftojmë se:
Afati për pranimin e dosjeve të kandidatëve që aplikojnë për programin e studimit të doktoratës në Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit është:
18-29 Mars 2013
Dosja e kandidatëve duhet të përmbajë të gjithë dokumentacionin sipas Udhëzimit Nr.21, dt. 30.07.2009 të MASH-it, si dhe sipas Vendimit të Këshillit të Profesorëve të FTI.
Bashkëngjitur gjeni listën e kritereve të pranimit, si dhe listën e plotë të dokumentacionit për aplikim:
Pranimi i dosjeve bëhet në Sekretarinë e Dekanit, çdo ditë nga ora 08:00 deri në orën 16:00, të periudhës 18-29 Mars 2013.