Për procedurat e regjistrimit dhe afatet e ankimimit në shkollën e doktoratës së FTI

 

 

Në mbështetje të ligjin nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, në zbatim të VKM Nr. 24, datë 09.01.2013 “Për miratimin e kuotave të pranimit dhe të tarifave të shkollimit, në programet e studimeve të ciklit të tretë, të doktoratës, në Institucionet publike të arsimit të lartë, për vitin akademik 2012-2013”,  në mbështetje të Udhëzimit të MASH Nr. 21, datë 30.07.2009 “Për procedurat e pranimit dhe të regjistrimit në programet e studimit të doktoratës, në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë”, i ndryshuar, si dhe në vijim të Vendimit të Këshillit të Profesorëve të FTI Nr. 16, datë 12.04.2013, “Për miratimin e listave të kandidatëve fitues në shkollën e doktoratës TIK, në FTI, për vitin akademik 2012-2013”, Dekani i FTI vendosi të caktojë procedurat dhe afatet e regjistrimit të kandidatëve fitues në shkollën e doktoratës dhe procedurat e dhe afatet e ankimimit për kandidatët e shpallur jofitues. 

 

 

 

  • Regjistrimi i kandidatëve fitues do të bëhet në sekretarinë mësimore të FTI, në programin e doktoratës në të cilin janë shpallur fitues nga datat 17deri 30 Prill 2013, sipas dokumentacionit të kërkuar nga kuadri ligjor në fuqi.
  • Kandidatët të shpallur jofitues mund të dorëzojnë kërkesën e tyre për ankimim, pranë zyrës së sekretarisë së dekanit, nga data 17 deri 25 Prill 2013.
  • Kandidatët e shpallur jofitues mund të tërheqin dosjen individuale me dokumentat origjinale kundrejt kërkesës.

 

 

Tirane, më 16.04.2013