NJOFTIM
Për aplikimet në ciklin e dytë të studimeve, viti akademik 2013 – 2014
- Master i Shkencave në Inxhinieri Informatike
- Master Profesional në Inxhinieri Informatike
Njoftohen kandidatët se aplikimet për masterat e sipërshënuar bëhen pranë Departamentit të Inxhinierise Informatike, Zyra e Përgjegjësit të Departamentit, kati i dytë, djathtas (FTI), në datat:
25, 26, 27, 30 Shtator 2013; si dhe 1, 2 dhe 3 Tetor 2013; ora 09:00 deri në orën 14:00.
Kandidati duhet të paraqitet personalisht dhe të dorëzojë dokumentacionin e mëposhtëm:
- Kërkesë për aplikim dhe Deklaratë e kandidatit që vërteton se nuk ndjek ndonjë program tjetër studimi të ciklit të dytë, “Master Profesional” dhe “Master Shkencor”, në Institucionet e Arsimit të Lartë.
- Fotokopje të noterizuar të diplomës së ciklit të parë të studimeve të shoqëruar me listën origjinale të notave.
- Dokument identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë) dhe fotokopje të tyre. Në dosje të mbahet fotokopja e kartës së identitetit ose e pasaportës.
- Mandat arkëtimi i tarifës së regjistrimit prej 2.500 lekë, paguar në Postën Shqiptare.
Shënim: Studentët e FTI, që janë në proces diplomimi në Tetor 2013, të paraqiten për aplikim, vetëm pas mbrojtjes së diplomës, në datat 2 dhe 3 Tetor. Vetëm për këta studentë nuk do të dorëzohet dokumentacioni i pikës 2.
DEKANI