Kriteret e pranimit dhe përzgjedhjes së kandidatëve në ciklin e dytë të studimeve, Master Profesional në Teknologji Informacioni viti akademik 2013 – 2014
- Diplomë e nivelit të parë Bachelor në Inxhinieri Elektronike ose Inxhinieri Telekomunikacioni.
- Shqyrtohen fillimisht, sipas kërkesave dhe të renditur sipas mesatares së ponderuar të diplomës Bachelor, kandidatët që kanë diplomë Bachelor në Inxhinieri Elektronike ose Inxhinieri Telekomunikacioni të fituar pranë DET – FTI, UPT.
- Pas pranimit të të gjitha kërkesave nga kandidatët që kanë diplomë Bachelor në Inxhinieri Elektronike ose Inxhinieri Telekomunikacioni, të fituar pranë FTI, UPT, në se ka akoma kuota të lira, shqyrtohen në vijim, sipas kërkesave dhe të renditur sipas mesatares së ponderuar të diplomës Bachelor, kandidatët që kanë diplomë Bachelor në Inxhinieri Informatike, të fituar pranë FTI, UPT.
- Pas plotësimit të kandidatëve të mësipërm, në se ka akoma kuota të lira, regjistrohen në vijim kandidatët sipas diplomës Bachelor të fituar në UPT, me notë mesatare të ponderuar ≥ 7.00. Numri maksimal i krediteve të paekuivalentuara, me programin e studimit Bachelor në Inxhinieri Elektronike ose Inxhinieri Telekomunikacioni duhet të jetë ≤ 30 kredite. Ekuivalenca bëhet nga komisionet përkatës Ad Hoc të ngritur me vendim të Këshillit të FTI. Nqs kandidati klasifikohet si kandidat fitues, duhet të plotësojë kreditet.
- Pas plotësimit të mësipërm, në se ka akoma kuota të lira, regjistrohen në vijim kandidatët sipas diplomës Bachelor të fituar jashtë UPT, me notë mesatare të ponderuar ≥ 8.00 dhe pikë nga Matura Shtetërore sa minimumi i pikëve të pranimit në FTI, në vitin përkatës. Numri maksimal i krediteve të paekuivalentuara, me programin e studimit Bachelor në Inxhinieri Elektronike ose Inxhinieri Telekomunikacioni duhet të jetë ≤ 30 kredite. Ekuivalenca bëhet nga komisionet përkatës Ad Hoc të ngritur me vendim të Këshillit të FTI. Nqs kandidati klasifikohet si kandidat fitues, duhet të plotësojë kreditet.
KESHILLI I FTI