NJOFTIM

 

Njoftohen studentët e Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit  në Ciklin  e Parë (studentët që kanë ardhur nga Universitetet Private) dhe në Ciklin e  Dytë (Master i  Shkencave dhe Master Profesional) se faturat për arkëtim  do të printohen nga faqja e internetit të Fakultetit, old.fti.edu.al.

 

Tarifa e shkollimit do të paguhet pranë Bankës CREDINS dhe mandat pagesa duhet të dorëzohet në financë brenda ditës që paguhet ne bankë, në rast të kundërt,  studenti nuk do të futet në provimet e Sezonit të verës.

 

Kujdes: Në faturën e bankës duhet shënuar saktë  emri i fakultetit (FTI) dhe dega, në të cilën vazhdohen studimet.

 

Afati përfundimtar për kryerjen e pagesave është data 27.05.2016

 

ZYRA E FINANCËS