Njoftohen  studentët,  të cilët ndjekin studimet  Bachelor, Master Profesional dhe Master Shkencor pranë Fakultetit  të Teknologjisë së Informacionit, se mund të aplikojnë  online old.fti.edu.al për përmirësimin e notave në Sesionin e Vjeshtës, viti akademik 2015-2016.

 

Në bazë të Rregullores Mësimore të Universistetit Politeknik, Neni 25, Pika 1:

 

Studenti ka të drejtë të kërkojë përmirësimin e notës. Një veprim i tillë lejohet kur nota që  kërkon të përmirësojë studenti është e një detyrimi të vitit që ai sapo ka mbyllur. Studenti  ka të drejtë të përmirësojë deri  në dy nota në vit.

 

Në rast të paqartësive ose problemeve në regjistrim, ju lutem paraqituni pranë sekretarisë mësimore të  fakultetit.

 

Afati përfundimtar i regjistrimeve është deri me datë 22.07.2016, ora 16:00.