NJOFTIM

 

Mbi

“ Miratimin e datave të dyta në orarin e provimeve të sesionit të vjeshtës,  për Ciklin e Parë të studimeve, Bachelor dhe  Ciklin e Dytë të studimeve, viti akademik 2015-2016, në FTI ”

 

Në vijim të kërkesave të disa studentëve mbi provimet e sesionit të vjeshtës, të cilat janë në të njëjtën ditë dhe në të njejtën orë, në zbatim të shkresës së Rektorit Nr. 1138, datë 05.10.2015 “Dërgohet struktura mësimore për vitin e ri akademik 2015-2016”, si dhe në zbatim të Rregullores Mësimore të Universitetit Politeknik të Tiranës, neni 21, Dekani vendosi të miratojë data të dyta për disa lëndë të Ciklit të Parë dhe Ciklit të Dytë, viti akademik 2015-2016, si më poshtë:

 

 

–          Për lëndën “Arkitekturë e kompjuterave” u shtua datë e dytë më 13 Shtator 2016, ora 8.00, salla 209, 307.

 

–          Për lëndën “Analizë 1” u shtua datë e dytë më 9 Shtator 2016, ora 11.30, salla 209, 307.

 

–          Për lëndën “Projektimi i sistemeve numerike” u shtua datë e dytë më 9 Shtator 2016, ora 9.00, salla 209, 214.

 

–          Për lëndën “Elementët e elektronikës ” u shtua datë e dytë më 21 Shtator 2016, ora 8.00, salla 209.

 

 

 

 

 

D E K A N I