NJOFTIM
Për hapjen e sezonit special të provimeve për vitin akademik 2015-2016.
Bazuar në vendimin Nr.58, dt. 26.09.2016 të Rektorit, lajmërohen të gjithë studentët e vitit të tretë të programeve të studimit: cikli i parë (Bachelor), studentët e vitit te dytë të programeve të studimit (Master Profesional, Master i Shkencave), studentët e vitit të pestë të programeve të integruara të studimit, si dhe studentët e sistemit të vjetër pesëvjecar, që kanë vetëm një provim të pashlyer, se duhet të regjistrohen pranë sekretarisë mësimore (me anë të një kërkese, ku të specifikojnë emrin, mbiemrin, grupin dhe lëndën e pashlyer).
Orari i regjistrimeve është ora 8:00, datë 27 Shtator 2016, deri në orën 14:00, datë 29
Shtator 2016.
Orari i Provimeve është data 30 Shtator 2016 ora 12:00, Salla 209.
Datë 27.09.2016
DEKANATI