NJOFTIM
Mbi procedurën e pranimit dhe të regjistrimit në vitin akademik 2017-2018 për kuotat e paplotësuara PAS RAUNDIT TË DYTË DATË 14.10.2017.
Bazuar në Udhezimin Nr. 23 dt.16.10.2017 për “Disa ndryshime në Udhëzimin 15, datë 19.05.2017” Për procedurat e pranimit dhe të regjistrimit në vitin akademik 2017-2018” i ndryshuar”, pika 1, sqaron proçedurën e plotësimit të kuotave të paplotësuara si më poshtë vijon:
- Të drejtën e regjistrimit e kanë kandidatët që kanë aplikuar në Raundin e dytë, në programet e studimit që mbulon Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit, dhe që nuk rezultojnë të regjistruar në një program tjetër studimi.
- Të gjithë kandidatët që kanë aplikuar në raundin e dytë, të cilët janë në listë pritje në portalin U-Albania dhe nuk janë regjistruar në ndonjë program studimi të bejnë kërkesën në DEKANAT-in e Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit deri në datën 20.10.2017 ora 12:00.
- Fakulteti i Teknologjise së Informacionit do të bejë renditjen e kërkesave sipas pikëve të përllogaritura në Raundin e dytë.
- Shpallja e fituesve dhe listës së renditur do të behet në datën 20.10.2017 brenda orës 16.00 në ambjentet e fakultetit dhe në faqen web old.fti.edu.al .
- Kuotat e paplotësuara deri në datën 14 tetor 2017 pas Raundit të dytë jane si më poshtë :
- Programi i studimit Bachelor Inxhinieri Elektronike 3 (tre) kuota.
- Programi i studimit Bachelor Inxhinieri Informatike 1 (një) kuotë.
- Programi i studimit Bachelor Inxhinieri Telekomunikacioni 1 (një) kuotë.
- Procesi i regjistrimit
1. Në periudhën 21.10.2017 deri në 26.10.2017, të gjithë kandidatët që kanë berë kërkesën dhe janë shpallur fitues në renditjen e shpallur nga Fakulteti mund të kryejnë proçesin e rregjistrimit me dokumentacionin përkates pranë sekretarisë mësimore të FTI.
2. Periudha 21 tetor deri me 26 tetor është e ndarë në 3 faza 48-orëshe. Secili kandidat ndjek ecurinë e procesit të shpalljes fitues të tij në programin e studimit të kërkuar.
3. Kur ai është shpallur fitues, duhet të paraqitet në sekretari brenda afatit 48-oresh. Nëse kandidati nuk regjistrohet brenda afatit 48-orësh, ai humbet të drejtën e rregjistrimit në atë program studimi që ka kërkuar dhe lista e kandidatit/kandidatëve fitues do të zhvendoset.
4. Proçesi i regjistrimeve kryhet nga sekretaria mësimore në fazat 48-oreshe, në përputhje me kuotat e paplotësuara duke respektuar renditjen në listen e shpallur nga komisioni Ad hoc.
Date 17.10.2017
DEKANATI