NJOFTIM

 

Në lidhje me regjistrimin në ciklin e dytë të studimeve “Master i  Shkencave “ dhe “Master Profesional” pranë Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit.

 

 

Bazuar në udhezimin 18 date 16.08.2017 të MAS, regjistrimet në ciklin e dyte të studimeve “ Master i  Shkencave “ dhe “Master Profesional” do të kryen pranë sekretarisë mesimore të FTI deri në daten  30 Tetor 2017 ora 16:00.

 

Kandidatët jofitues kanë të drejtën e ankimit  deri më datë 25.10.2017, ora 16:00.

 

Periudha  prej datës 26.10.2017 deri me 30.10.2017 do të ndahet në  dy faza regjistrimi:

 

  1. 1.      Në periudhën 26.10.2017 deri me 28.10.2017, ora 9:00 deri më 16:00,  kanë të drejtë të regjistrohen të gjithë studentët  fitues, sipas  listes së shpallur nga komisioni i vlerësimit dhe përzgjedhjes të cilët janë të listuar mbi vijën e kuqe ( lista e renditur e shpallur nga komisioni i vlerësimit dhe përzgjedhjes).
  2. 2.     Në datë 30.10.2017 kanë të drejtë të regjistrohen studentët që janë  poshtë vijës nëse ka kouta të  lira deri në plotësimin e kuotave të miratuara.

 

Të gjithë  kandidatët fitues  duhet të paraqesin personalisht ose nëpermjet një personi të autorizuar, në skeretarinë mësimore për të kryer procesin e regjistrimin në periudhat e mësipërme.

 

DEKANATI

24.10.2017