NJOFTIM
Njoftohen studentët përsëritës në Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit në programet e studimit “Bachelor”, “Master Profesional” dhe “Master Shkencor” se tarifa vjetore e shkollimit për vitin akademik 2017-2018 do të paguhet në bazë të krediteve.
Studentët përsëritës do të pajisen me faturën për arkëtim pranë Degës së Financës.
Pagesa do të kryhet vetëm në Credins Bank.
Çdo student pas kryerjes së pagesës duhet të dorëzojë pranë Degës së Financës kopjen e faturës së bankës që të regjistrohet si detyrim i paguar, në të kundërt nuk do të lejohet të futet në sesionin e provimeve.
Afati i fundit për pagesë është deri më datë 29.01.2018
Administratori Dega e Financës