NJOFTIM

 

Njoftohen studentët e Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit të ciklit të parë (përsëritës me kredite) dhe të dytë, Master Shkencor dhe Profesional (kësti i dytë), se duhet të paguajnë tarifën e shkollimit.

 

Studentët duhet të pajisen me faturën për arkëtim duke e shkarkuar nga adresa old.fti.edu.al

 

 

Pagesa do të kryhet vetëm në Credins bank.

 

Pasi të ketë kryer këtë pagesë, çdo student do të sjellë pranë degës së financës një kopje të faturës së bankës, që t’i regjistrohet si detyrim i paguar, në të kundërt, nuk do të lejohen të futen në provime.

 

Afati i fundit për pagesë 30.05.2018

 

 

DEGA E FINANCËS                                                           ADMINISTRATORI