NJOFTIM

 

Mbështetur ne Vendimin e Senatit Akademik  nr.5, datë 15.02.2019  dhe Vendimin e Bordit të Administrimit nr.5, datë 18.02.2019, përjashtimisht për  vitin akademik 2018-2019, pagesa e tarifës së shkollimit për Ciklin e Parë të studimit dhe programet e integruara të studimeve, bëhet deri para fillimit të semestrit të dytë, afati deri më datë 15.03.2019.

 

 

Pagesa e tarifës të shkollimit për Ciklin e Dytë të studimeve bëhet e ndarë në dy këste. Kësti i parë paguhet  para fillimit të semestrit  të dytë, deri më datë 15.03.2019 dhe kësti i dytë para fillimit të sezonit të provimeve të verës.

 

 

Studentët nuk do të ndalohen të futen në provimet e sezonit të dimrit të vitit akademik 2018-2019, për arsye të  mospagesës të tarifës së shkollimit.

 

Për çdo informacion mund të paraqiteni pranë degës së financës.

 

 

ADMINISTRATORI