Njoftohen te gjithe studentet e Fakultetit te Teknologjise se Informacionit:
Ftohen studentët në aktivitetin Albanian ICT Awards, 20 Mars 2019 ora 12:00 tek salla “Silvano Pedrollo” në UPT
Në datë 20 Mars 2019, në orën 12:00, në sallën “Silvano Pedrollo”, kati i dytë në Universitetin Politeknik të Tiranës do të organizohet një aktivitet nga Albanian ICT Award për të ndarë me studentët lajmin për garën më prestigjoze mbarëkombëtare të ICT-së Albanian ICT Awards si dhe ti inkurajojë të marrin pjesë në këtë garë.
Aplikimet janë të hapura deri më 30 Mars 2019 dhe mund të nominohet qoftë një person i talentuar që e njihni më mirë apo të kandidoni drejtpërdrejt me projektin tuaj në 7 kategoritë e ndryshme të cilat mund ti gjeni këtu http://ictawards.org/
Objektivi kryesor i një ngjarje të tillë është shfaqja e arritjeve të shqiptarëve në fushën e TIK-ut, të identifikohen, të shpërblehen dhe promovohen individët më të dalluar të industrisë së TIK-ut përgjatë vitit, dedikimi dhe arritjet e së cilëve luajtën rol të rëndësishëm drejt avancimit të aspekteve të biznesit të botës së TIK-ut, qofshin ato organizata, institucione, agjenci ose ndërmarrje individuale, të sektorit privat apo publik.
Për të mësuar më shumë mbi kategoritë e konkurimit, ju mund të shkarkoni broshurën informative në vijim në të cilën do të gjeni informacione të detajuara.
http://ictawards.org/
Dekanati