BASHKIA E TIRANËS
AGJENCIA E RINISË
Agjencia e Rinisë dhe Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik Urban në përmbushje të misionit të tyre në ndihmë të bizneseve të vogla dhe start up, nxitjen e sipërmarrjes dhe fuqizimin ekonomik të të rinjve me mbështetjen e partnereve GIZ dhe projektit IDEA do të organizojë përgjatë tre fundjavave, trajnime për rritje kapacitetesh dhe aftësi në sipërmarrje.
Këto trajnime targetojnë një grup prej më shumë se 100 të rinj studentë, të cilët studiojnë në universitet e qytetit të Tiranës. Ky projekt nuk ka asnje kosto financiare për studentët dhe trajnimet do të zhvillohen në Bashkine Tiranë, GIZ IDEA +.
Bashkia e Tiranës si një nga aktorët lokale më afër komunitetit sipërmarrës, nëpërmjet trajnimeve të mësipërme synon të forcojë mentalitetin dhe karakteristikat sipërmarrëse tek studentët dhe të rinjtë në universitete, të nxisë inovacionin dhe t’u ofrojë të rinjve të zhvillojnë idetë e tyre të biznesit deri në finalizimin e një plani financiar që i lehtëson aksesin financiar në sistemin bankar dhe skemat mbështetëse të granteve.
Këto seanca trajnimesh do të zhvillohen me ane te metodologjisë CEFE unike në formimin e kompetencave dhe aftësive në ekonomi dhe krijimin e një biznesi. Trajnimet janë interaktive dhe stimolojnë situata reale biznesi të orientuara drejt veprimit dhe përmirësimit të aftësive menaxhuese, dhe karakteristikave personale.
Në fund të trajnimeve që do zhvillohen gjatë fundjavave pjesëmarrësit do të munden të kuptojnë dhe të zhvillojnë karakteristikat dhe kompetencat që duhet të ketë një sipërmarrës në lidhje me:
- gjenerimin e një ideje biznesi, inovacionin, planifikimi në biznes, zhvillimi i një produkti, marketimi, shitja, promovimi dhe financimi.
- Te hartoje dhe formezoje nje plan biznesi bazik, duke e paraqitur ate gjate seancave te trajnimit
- Marrja e një certificate nga Projekti Idea, e cila i mundëson financimin në skemat e granteve mbështetës nga Ministria e Ekonomisë dhe Bashkia Tiranë.
Kohëzgjatja e trajnimit është 3 fundjava – max 5 orë në ditë. (Gjatë trajnimit ofrohet kafe, ujë, dreka dhe snacks)
Afati i Aplikimit: 12.11.2019
Per tu regjistruar dergoni:
Emer |
Mbiemer |
Kursi (Viti cikli) |
|
Nr. Cel |
|
|
|
|
|
Kontakt per Aplikim: