Rektorati i Universitetit Politeknik të Tiranës në mbledhjen e datës 06.12.2019, pasi shqyrtoi Raportin teknik të vlerësimit të dëmtimeve në ndërtesat e UPT, hartuar nga grupi i ekspertëve të ngritur me Urdhërin e përbashkët të Rektorit dhe Administratorit të UPT Nr. 147 datë 26.11.2019, dhe rekomandimet e dhëna në të vendosi:
- Ndërprerjen e procesit mësimor në Universitetin Politeknik të Tiranës edhe gjatë javës në vazhdim (datë 09.12.2019 deri në datë 13.12.2019) me qëllim kryerjen e riparimeve të nevojshme për të mundësuar zhvillimin normal të procesit mësimor
- Rifillimi i procesit mësimor do të njoftohet në ditët në vijim.