Njoftim ne lidhje me fillimin e mesimit online per semestrin e dyte ne FTI ne date 30.03.2020
Te dashur Studente te FTI,
(Date: 27.03.2020)
Bazuar ne realitetin e ri te krijuar ne vend, ne vijim te njoftimeve te vazhdueshme me email per stafin akademik dhe studentet nga Dekani dhe Pergjegjesat e Departamenteve, te kerkeses se MASR (me email), urdherit me te fundit te Rektorit te UPT Nr. 31 date 23.03.2020 ne lidhje me fillimin e mesimit online nga fakultetet sipas mundesive dhe specifikave te tyre; nevojes dhe detyres per tu ofruar studenteve mundesine e vazhdimesise se mesimit edhe ne kete situate te veshtire te krijuar, bazuar ne raportin dhe rekomandimet e grupit te punes te ngritur ne FTI per kete qellim, Dekanati i FTI vendosi qe te filloje mesimin online per lendet e semestrit te dyte ne te gjitha programet e studimit ne FTI Bachelor dhe Master, duke u bazuar ne platformen “Microsoft Teams” , pjese e paketes “Office 365”, qe FTI e ka ne dispozicion dhe perdorim “free” nga Microsoft prej se paku 7 vjetesh per studentet dhe pedagoget.
Bazuar ne testimet dhe raportin e grupit te punes te ngritur per kete qellim platforma “Teams , ofron zhvillimin e mesimit duke permbushur me sukses standartet baze te mesimdhenies online, te kerkuara nga MASR, cilesise/mundesive teknike te lidhjes ne internet te perdoruesve te saj, perdorimit te aplikacionit ne kompjuter apo telefon, duke alternuar disa menyra qe perfshijne:
-
- Organizimin e studenteve ne klasa (teams) gjate procesit te mesimdhenies.
- Interveprim dhe komunikim (chat) ne kohe reale midis studenteve dhe pedagogut, gjate oreve te mesimit (leskione, seminare, DK, laboratore, konsultime, etj.)
- Ngarkimin ne sistemin online te materialeve te lendes nga ana e pedagogut ne format pdf, doc, xls, video, etj.
- Ngarkimin ne sistem te videove shpjeguese me ze, te parapergatitura nga ana e poedagogut per aktivitete te ndryshme te lendes, te cilat mund te shkarkohen me vone nga studentet sipas mundesive te tyre.
- Komunikimin video conference ne kohe reale me studentet gjate leksionit apo seminarit apo edhe per cdo aspekt tjeter te zhvillimit te lendes.
- Mundesi per dhenie detyrash, projekte apo pune laboratory specifike dhe kontrolli I tyre.
- Mundesi per vleresimin e vazhduar te studenteve gjate zhvillimit te lendes dhe raportimit te prezences se tyre ne aktivitetet perkatese te procesit te mesimit online.
Gjithashtu nga grupi i punes eshte pergatitur edhe manuali baze i platformes Teams per studentet, si dhe jane krijuar ne sistem edhe grupet zyrtare te studenteve (grupet e seminareve) sipas regjistrave te miratuara per vitin ak. 2019-2020. Manuali i perdorimit do te ngarkohet ne faqen web te FTI dhe do niset me email tek çdo student ne adresen zyrtare te fakultetit.
Studentet mund te aksesojne platformen “Teams” vetem duke perdorur adresen zyrtare te emailit te fakultetit ( @fti.edu.al) dhe password-in perkates. Gjithashtu aplikacioni “Teams”, mund te perdoret online ne version web pasi hyni ne www.office365.com , ne versionin desktop I instaluar si program ne kompjuter, apo ne versionin e nje App per telefon. (Per me shume referojuni manualit “Teams” per studentet Kliko ketu).
Me qellim qe te lehtesojme dhe ulim kompleksitetin ne perdorimit te platformes, dhe per tu dhene mundesine studenteve dhe pedagogeve te ambjentohen ne menyre te natyrshme me opsionet dhe menyren e punes se platformes “Teams”, Dekanati i FTI ka vendosur qe mesimi online per semestrin e dyte (14 jave mesimore) te ndahet ne dy faza kohore me nga 7 jave mesimore secila, ku faza e pare te perfshije fiilimin e mesimit vetem ne tre lende (nga rreth 6 lende qe ka semestri) per cdo program studimi Bachelor ose Master, ne menyren intensive (lenda do zhvillohet ne 7 jave) dhe pas zhvillimit te fazes se pare do te vijohet me te njejten menyre edhe me fazen e dyte te lendeve te mbetura per mbylljen e plote te semestrit te dyte.
Data e fillimit te fazes se pare te mesimit online per semestrin e dyte ne FTI do te jete 30 mars 2020.
Lendet e zgjedhura per fazen e pare per cdo vit dhe program studimi, pedagoget perkates dhe orari i zhvillimit online te tyre i gjeni te publikuara ne faqen web te FTI dhe do i nisen te personalizuara cdo grupi studentesh edhe me email.
Kujdes:
- Lendet e perzgjedhura dhe miratuara nga Dekanati i FTI per fazen e pare, per cdo vit dhe program studimi, jane vetem ato qe do te afishohen ne faqen web te FTI, dhe qe do i nisen me email studenteve.
- Platforma zyrtare e miratuar per zhvillimin e mesimit online ne FTI eshte “Microsoft Teams”.
- Kohezgjatja e zhvillimit te lendeve te miratuara me siper eshte 7 jave mesimore duke filluar nga data 30 mars 2020.
Me qellim mundesine e raportimit ditor te ecurise se mesimdhenies (prezenca e studenteve, etj) sipas kerkeses se MASR dhe statutit te UPT, pedagoget do ju bejne me dije menyren e dokumentimit te prezences tuaj gjate aktiviteteve te lendes sipas orarit te shpallur, qe kerkojne prezencen ne masen e detyruar te studentit.
Per cdo pyetje apo paqartesi qe mund te keni gjate ketij procesi, ju lutem kontaktoni me email pedagogun e lendes, Pergjegjesin e Departamentit qe mbulon programin tuaj, Zv. Dekanin dhe Dekanin e FTI si me poshte:
Pergjegjesi i DET (Telekom, Elektronike): Prof. Asoc. Olimpjon Shurdi; [email protected]
Pergjegjesi DII (Informatike): Prof. asoc. Elinda Mece; [email protected]
Zv. Dekani: Dr. Ilir Shinko; [email protected]
Dekani: Prof. Asoc. Vladi Koliçi: [email protected]
Ju faleminderojme per mirekuptimin, angazhimin dhe bashkepunimin tuaj, shume te nevojshem per ta permbushur me sukses se bashku kete detyre.
Duke uruar qe te kthehemi sa me shpejt ne normalitet,
Mesim te mbare !
Dekanati i FTI