Te dashur studente diplomante ne programet e te dy cikleve ne FTI.
Kontrolli i trete dhe i fundit i diplomave si dhe dorezimi i relacioneve te praktikave do te zhvillohet ne ambjentet e FTi-se, per arsye se te dyja keto dokumente duhen dorezuar te printuara, te lidhura si dhe te firmosura prane departamenteve perkatese.
Kete kontroll mund ta kryejne te gjithe studentet qe ndjekin nje nga programet e studimit e ofruara nga FTI, qe kane kryer 2 kontrollet e para te diplomes,
Per te respektuar masat anti COVID-19 eshte hartuar orari i meposhtem i dorezimeve per secilin grup, drejtim dhe nivel.
Ju lutem respektoheni ate me pergjegjesi!
Oraret jane si me poshte:
- DET, Studentet e programeve te studimit: Bachelor Inxhinieri Elektronike, Telekomunikacioni MSH Inxh Elektronike; MSH Inxh Telekomunikacioni,MPTI.
- Bachelor Inxh. Elektronike Grupi A, B: Data 30 Korrik 2020, ora 11:00-12:00; Salla 302
- Bachelor Inxh. Elektronike Grupi C, Bachelor Inxh Telekomunikacioni Grupi A: Data 30 Korrik 2020, ora 12:00-13:00; Salla 304
- Bachelor Inxh Telekomunikacioni Grupi B, C: Data 30 Korrik 2020, ora 13:00-14:00; Salla 302
- Master i Shkencave ne Inxhinieri Elektronike, Master i Shkencave ne Inxhinieri Telekomunikacioni, Master Profesional ne Teknologji Informacioni MPTI: Data 30 Korrik 2020, ora 14:00-15:00; Salla 302
DII, Studentet e programeve te studimit:Bachelor Inxhinieri Informatike, Master i Shkencave Inxinieri Infomatike dhe Master Profesional Inxhinieri Informatike:
- Bachelor Inxh. Informatike Grupi A: Data 30 Korrik 2020, ora 09:00-10:00; Salla 214
- Bachelor Inxh. Informatike Grupi B: Data 30 Korrik 2020, ora 10:00-11:00; Salla 214
- Bachelor Inxh. Informatike Grupi C: Data 30 Korrik 2020, ora 11:00-12:00; Salla 214
- Master i Shkencave Inxinieri Infomatike dhe Master Profesional Inxhinieri Informatike:Data 30 Korrik 2020, ora 09:00-10:00; Salla 211
Studententi duhet te paraqes:
- Punimin perfundimtar te diplomes sipas formatit te miratuar, te firmosur nga udheheqesi.
- Punimin e Praktikes Mesimore
- Faqet e para te punimit te diplomes sipas ciklit dhe deges.
- Certifikate personale ose familjare.
- Vertetim nga bibloteka shkencore e UPT.
- Vertetim nga Financa e FTI-se.
Shenim: Mbrojta e diplomave parashikohet te zhvillohet ne data 5, 6, 7 Gusht 2020. Per orarin e sakte si dhe menyren e zhvillimit te tyre do te njoftoheni ne ditet ne vijim.