Në vijim të proçesit të pranimeve në Universitete, për kuotat e paplotësuara regjistrimet do të kryhen prane Sekretarive Mësimore në datat 27 Tetor – 31 Tetor.
Proçedura e regjistrimit si në vijim:
1. Datë 27, 28 Tetor do të mblidhen të gjitha kërkesat (duke kontrolluar që aplikantët të jenë të përfshirë në listën e raundit të tretë e disponueshme në faqen e sekretarisë në U-Albania).
2. Renditja e aplikantëve për këtë fazë do të afishohet në ambjentet publike të fakultetit datë 29 Tetor.
3.Vijohet me regjistrimet sipas renditjes së pikëve.
4. Regjistrimet mbyllen në datën 31 Tetor.
Duke ju uruar një ditë të mbarë , na kontaktoni për cdo paqartësi.
SEKRETARIA MËSIMORE -FTI!