KONTROLLI I DIPLOMËS, SEZONI I DIMRIT 2021
Departamenti i Elektronikës dhe Telekomunikacionit
NJOFTIM
Studentët e drejtimeve:
- Bachelor në Inxhinieri Elektronike
- Bachelor në Inxhinieri Telekomunikacioni
- Master i Shkencave në Inxhinieri Elektronike
- Master i Shkencave në Inxhinieri Telekomunikacioni
- Master Profesional në Teknologji Informacioni
-
Njoftohen se kontrolli i parë i diplomës do të zhvillohet deri më 22 Shkurt 2021.
-
Njoftohen se kontrolli i dytë i diplomës do të zhvillohet deri më 09 Mars 2021.
-
Njoftohen se kontrolli i tretë i diplomës do të zhvillohet më 23 Mars 2021.
Datat e mbrojtjes së diplomës do të jenë sipas strukturës mësimore në periudhën 29.03.2021 – 09.04.2021
Çdo student për të realizuar kontrollin e parë duhet:
- Të kontaktojë me pedagogun me të cilin ka renë dakord për të udhëhequr dhe zhvilluar punimin e diplomës (lista e pedagogëve më poshtë);
- Të vendosin bashkarisht temën/fushën ku do të punojnë për zhvillimin e punimit të diplomës;
- Të printojë, firmosi së bashku me udhëheqësin faqen e parë (http://old.fti.edu.al/pages/122);
- Materiali i firmosur nga studenti dhe udhëheqësi, të skanohet (fotografohet);
- Ta dorëzojë materialin e firmosur deri më datë 22 Shkurt 2021 duke e ngarkuar në faqen web (*): (https://forms.office.com/Pages/ResponsePage.aspx?id=gkx0cy-AFE-zvql98Hh9F809cWQJMohAhoD_q6Ch4B5UODNRR0syUEZFQzIwVjZCUFBMVDdOOFYxUy4u).
Çdo student për të realizuar kontrollin e dytë duhet:
- Të ketë kryer kontrollin e parë;
- Studenti duhet të paraqes të miratuar nga udhëheqësi (firmosur nga studenti dhe udhëheqësi) rreth 40-60% të punimit të diplomës dhe faqet e para të plotësuara (http://old.fti.edu.al/pages/122);
- Materiali i firmosur nga studenti dhe udhëheqësi, të skanohet (fotografohet);
- Ta dorëzojë materialin e firmosur deri më datë 09 Mars 2021 duke e ngarkuar në faqen web (*)🙁https://forms.office.com/Pages/ResponsePage.aspx?id=gkx0cy-AFE-zvql98Hh9F809cWQJMohAhoD_q6Ch4B5UQTBVSkc3RjI0RzcwOVNXMU9XRVMxTjJHSi4u).
(*) Ngarkimi i materialit është i mundur vetëm me kredencialet zyrtare të studentit në domain @fti.edu.al
Çdo student për të realizuar kontrollin e tretë duhet:
- Të ketë kryer kontrollin e parë dhe të dytë;
- Studenti duhet të paraqes të miratuar nga udhëheqësi (firmosur nga studenti dhe udhëheqësi) të gjithë punimi e diplomës në format libër bazuar në formatin e faqosjes së publikuar në faqen web http://old.fti.edu.al/pages/122 me tre faqet e para të plotësuara me kompjuter;
- Bashkëlidhur punimit një CD me të gjithë materialin e punimit;
- Çertifikatë personale ose familjare (e marrë nga e-albania);
- Vërtetim nga biblioteka shkencore e UPT që nuk ka detyrime të pa shlyera;
- Vërtetim nga Financa e FTI-së;
- Ta dorëzojë materialin e firmosur (nga studenti dhe udhëheqësi) më datë 23 Mars 2021 fizikisht në ambientet e fakultetit (salla do të përcaktohet në njoftimet në vijim).
Lista e pedagogëve të Departamentit të Elektronikës dhe Telekomunikacionit
Titulli/Grada |
Emër Mbiemër |
|
Prof. Dr. |
Rozeta Miho |
rmiho @ old.fti.edu.al |
Prof. Dr. |
Vladi Koliçi |
vkolici @ old.fti.edu.al |
Prof. Dr. |
Bexhet Kamo |
bkamo @ old.fti.edu.al |
Prof. Asoc. |
Aleksandër Biberaj |
abiberaj @ old.fti.edu.al |
Prof. Asoc. |
Algenti Lala |
alala @ old.fti.edu.al |
Prof. Asoc. |
Elma Zanaj |
ezanaj @ old.fti.edu.al |
Prof. Asoc. |
Elson Agastra |
eagastra @ old.fti.edu.al |
Prof. Asoc. |
Evjola Spaho |
espaho @ old.fti.edu.al |
Prof. Asoc. |
Indrit Enesi |
ienesi @ old.fti.edu.al |
Prof. Asoc. |
Olimpjon Shurdi |
oshurdi @ old.fti.edu.al |
Dr. |
Alban Rakipi |
arakipi @ old.fti.edu.al |
Dr. |
Desar Shahu |
dshahu @ old.fti.edu.al |
Dr. |
Ezmerina Kotobelli |
ekotobelli @ old.fti.edu.al |
Dr. |
Ilir Shinko |
ishinko @ old.fti.edu.al |
Dr. |
Mirjeta Alinçi |
malinçi @ old.fti.edu.al |
Dr. |
Renalda Kushe |
rkushe @ old.fti.edu.al |
Dr. |
Sanije Çela |
scela @ old.fti.edu.al |
Msc. |
Erison Ballasheni |
eballasheni @ old.fti.edu.al |