KONTROLLI I DIPLOMËS, SEZONI I DIMRIT 2021
Departamenti i Inxhinierisë Informatike
NJOFTIM
Studentët e drejtimeve:
- Bachelor në Inxhinieri Informatike
- Master i Shkencave në Inxhinieri Informatike
- Master Profesional në Inxhinieri Informatike
Njoftohen se:
- Kontrolli i parë i diplomës do të zhvillohet më 15-19 Shkurt 2021, online.
- Kontrolli i dytë i diplomës do të zhvillohet më 1-9 Mars 2021, online.
- Kontrolli i tretë i diplomës do të zhvillohet më 26 Mars 2021, salla 214.
Data e mbrojtjes së diplomës do të jenë sipas strukturës mësimore në periudhën 29.03.2021 – 09.04.2021.
Çdo student për të realizuar kontrollin e parë duhet:
- Të kontaktojë me pedagogun me të cilin ka rënë dakord për të udhëhequr dhe zhvilluar punimin e diplomës (lista e pedagogeve më poshtë);
- Të vendosin bashkarisht temën/fushën ku do të punojnë për zhvillimin e punimit të diplomës;
- Të printojë, firmosë së bashku me udhëheqësin faqen e parë (pranohet edhe firma elektronike nqs nuk e keni takuar udhëheqësin personalisht)
(http://old.fti.edu.al/pages/122);
Materiali i firmosur nga studenti dhe udhëheqësi, të ngarkohet në formën sipas linkut me poshte, deri më datë 19 Shkurt 2021 (*) (https://forms.office.com/Pages/ResponsePage.aspx?id=gkx0cy-AFE-zvql98Hh9F8v7BQC0TT5OsQGEViFGrQJUOVRDNjhaSVhJRUpGSFpORUxRNlE5VkZQMi4u);
(*) Ngarkimi i materialit është i mundur vetëm me kredencialet zyrtare të studentit në domain @fti.edu.al
Çdo student për të realizuar kontrollin e dytë duhet:
- Të ketë kryer kontrollin e parë;
- Studenti duhet të paraqesë të miratuar nga udhëheqësi (firmosur nga studenti dhe udhëheqësi) rreth 40-60% të punimit të diplomës dhe faqet e para të plotësuara (http://old.fti.edu.al/pages/122);
- Faqet e para, firmosur nga studenti dhe udhëheqësi, të skanohet (fotografohet);
- Ta dorëzojë materialin (3 faqet e para + pjesa teorike) për të cilin ka marrë konfirmimin e udhëheqësit deri më datë 09 Mars 2021 duke e ngarkuar në faqen web (*) . Kjo formë do të bëhet aktive në 1 Mars. (https://forms.office.com/Pages/ResponsePage.aspx?id=gkx0cy-AFE-zvql98Hh9F8v7BQC0TT5OsQGEViFGrQJUQjFXM0pJOTZPWUpQVU8zQ1I2RkxIWE4wMi4u);
(*) Ngarkimi i materialit është i mundur vetëm me kredencialet zyrtare të studentit në domain @fti.edu.al
Çdo student për të realizuar kontrollin e tretë duhet:
- Të ketë kryer kontrollin e parë dhe të dytë;
- Studenti duhet të paraqesë të miratuar nga udhëheqësi (firmosur nga studenti dhe udhëheqësi) të gjithë punimin e diplomës në format libër bazuar në formatin e faqosjes së publikuar në faqen web http://old.fti.edu.al/pages/122;
- Bashkëlidhur punimit një CD me të gjithë materialin e punimit;
- Çertifikatë personale ose familjare (e marrë nga e-albania);
- Vërtetim nga biblioteka shkencore e UPT që nuk ka detyrime të pa shlyera;
- Vërtetim nga Financa e FTI-së;
- Ta dorëzojë materialin e firmosur (nga studenti dhe udhëheqësi) më datë 26 Mars 2021 fizikisht në ambientet e fakultetit, salla 214:
Bachelor ora 10-11
Master Shkencor dhe Profesional ora 11-12.
Lista e pedagogëve të Departamentit të Inxhinierisë Informatike
Titulli/Grada |
Emër Mbiemër |
|
Prof. Dr. |
Elinda Meçe |
|
Prof. Asoc. |
Genti Daci |
|
Prof. Asoc. |
Igli Tafaj |
|
Dr. |
Dorian Minarolli |
|
Dr. |
Evis Trandafili |
|
Dr. |
Hakik Paci |
|
Dr. |
Enida Sheme |
|
Dr. |
Ina Papadhopulli |
|
Msc. |
Besjana Muraku |
|
Msc. |
Kleona Binjaku |