Studentët e programeve të studimit në FTI në të dy ciklet e studimit kanë detyrim të zhvillojnë praktikë mësimore. Në Programet e Studimit Bachelor praktika është 4 kredite (80 orë). Në Programet e studimit Master i Shkencave praktika është 12 Kredite ( 240 orë ) dhe në
Master Profesional 4 kredite (80 orë).
Praktika zhvillohet në kompani dhe institucione sipas profilit të përgatitjes së studentit. Departamenti bën ndarjen e studentëve nëpër kompani dhe institucione pritëse, duke respektuar edhe kërkesat e tyre. Studentët kanë detyrimin e kryrjes 100% të orëve të praktikës. Studenti detyrohet të respektojë rregullat e institucionit pritës. Në përfundim të praktikës, studenti përgatit një relacion për punën e kryer (20-25 faqe), e cila vlerësohet nga komisioni i ngritur nga departamenti për këtë qëllim. Vlerësimi bëhet me notë.
Studentët e vitit të tretë e ciklit të parë bachelor semestrin i dytë kanë 10 javë mësim (29 Mars -4 Qershor 2021) dhe 2 javë praktikë.
Për shkak të situatës së pandemisë, kompanitë dhe institucionet me të cilat FTI bashkëpunon për zhvillimin e praktikave, pranojnë një numër tëpër të kufizuar të studentëve për të zhvilluar praktikat në prezencë në ambientet e tyre.
Referuar kësaj situate, si dhe detyrimit për të përmbyllur praktikat në të dy ciklet e studimit, në FTI janë marrë masat si më poshtë:
- Shpërndarja e studentëve për praktikë do të bëhet nga departamentet sipas ofertave të kompanive (numrit të studenteve që ato prranojnë ) dhe kërkesave të bëra nga studentët.
- Studentëve ju është dhënë mundësia të zhvillojnë praktikën edhe gjatë vitit akademik, në rast se ata e kanë gjetur një kompani që i pranon, por duke ndjekuar sigurisht procedurën e zyrtarizimit të tyre në departamente.
- Ju jepet mundësia studentëve ta zhvillojnë praktikën në kompani apo institucione në qytetet ku ata jetojnë , duke ndjekuar sigurisht procedurën e zyrtarizimit të tyre në departamente.
- Studentëve të punësuar në fushat e studimit të tyre, ju jepet mundësia të konsiderohet praktikë mësimore, gjithmone duke ndjekuar procedurën e zyrtarizimit të tyre në departamente.
- Ju jepet mundësia studentëve të tjerë të cilët nuk janë përfshire në asnjë nga rastet mësipër ta zhvillojnë praktikën si pjese e diplomës së tyre në bashkëpunim me udhëheqësin e diplomës, si vazhdim i fushës se diplomës, apo edhe si një punë tjetër praktike .
Për procedurën e zyrtarizimit në departmente drejtohuni
Për DET Prof.Asoc. Aleksandër Biberaj [email protected]
Për DII Dr. Enida Sheme [email protected]
Njoftimet për data e dorëzimit të relacioneve të praktikave do të publikohen si gjithmonë në faqen zyrtare të FTI.