Njoftohen studentët e Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit se duhet të paguajnë tarifën e shkollimit për vitin akademik 2021-2022.

 

  • Studentët përsëritës në Ciklin e Parë “Bachelor”, viti i parë dhe viti i dytë do të paguajnë tarifën e plotë të shkollimit.
  • Studentët përsëritës në Ciklin e Parë “Bachelor”, viti i tretë do të paguajnë tarifën për kredit.
  • Studentët e rregullt në Ciklin e Parë “Bachelor”, viti i dytë dhe viti i tretë do të paguajnë tarifë të plotë vetem ata te cilet kane rezultuar me mesatare nën 6 (gjashtë), studentët e rregullt me mesatare 6 (gjashtë)-9 (nëntë) do të paguajnë ½ e tarifës së shkollimit.
  • Studentët përsëritës në Ciklin e Dytë “Master i Shkencave” dhe “Master Profesional” do të paguajnë për kreditet e mbetura.

 

Studentët do të pajisen me faturën për arkëtim duke e shkarkuar atë nga link-u.

Pas kryerjes së pagesës, sudentët duhet të dorëzojnë pranë zyrës së financës kopje te faturës së bankës.

 

Për çdo paqartësi paraqituni pranë zyrës së financës në orarin 10:30 – 12:30.