Studentet Master i Shkencave dhe Master Profesional Inxhinieri Informatike njoftohen se:

Kontrolli i trete i diplomave dhe dorezimi i relacionit te praktikes do te zhvillohet diten e Merkure, date 23 Mars, ora 9:00-10:00, salla 211.

Diploma duhet te jete e lidhur me karton te trashe, e firmosur nga Udheheqesi i diplomes, e shkruar dhe formatuar sipas formatit te shpallur ne faqen e FTI (Kujtese per deklaraten antiplagjature dhe abstraktin).

Kujtojme se 2 kontrollet e para kryhen nga Udheheqesi i diplomes dhe kontrolli i trete kryhet nga Pergjegjesi i Departamentit.

Kontaktoni me Udheheqesin per saktesimin e datave te kontrolleve.

 

Gjithashtu, duhet te sillni bashke me relacionin e diplomes dokumentat: vertetim nga Biblioetka shkencore, certifikate personale dhe disk te ngjitur ne fund te diplomes.

Studentet qe kane kryer praktiken ne nje kompani, duhet te sjellin relacionin e praktikes se bashku me vertetimin e praktikes nga kompania. Studentet qe kane te njejten teme praktike me temen e diplomes, duhet te dorezojne relacion praktike me vete rreth pjeses praktike te diplomes (pa vertetim).

Data e mbrojtjes se diplomes do te shpallet ne nje njoftim te dyte.

Ju uroj suksese!