Studentët e drejtimeve:
- Bachelor në Inxhinieri Informatike
- Master i Shkencave në Inxhinieri Informatike
- Master Profesional në Inxhinieri Informatike
Njoftohen se:
- Kontrolli i parë i diplomës do të zhvillohet më 11-15 Prill 2022, online.
- Kontrolli i dytë i diplomës do të zhvillohet më 8-10 Qershor 2022, online.
- Kontrolli i tretë i diplomës do të zhvillohet më 11 Korrik 2022, fizikisht
Çdo student për të realizuar kontrollin e parë duhet:
- Të kontaktojë me pedagogun me të cilin ka rënë dakord për të udhëhequr dhe zhvilluar punimin e diplomës (lista e pedagogeve dhe fushave që ofrojnë më poshtë);
- Të vendosin bashkarisht temën/fushën ku do të punojnë për zhvillimin e punimit të diplomës;
- Të printojë, firmosë së bashku me udhëheqësin formularin qe e gjeni ketu (pranohet edhe firma elektronike nqs nuk e keni takuar udhëheqësin personalisht deri ne daten 15)
Formulari i firmosur nga studenti dhe udhëheqësi, të ngarkohet në formën sipas linkut me poshte, deri më datë 15 Prill 2022 (*)
(*) Ngarkimi i materialit është i mundur vetëm me kredencialet zyrtare të studentit në domain @fti.edu.al
Çdo student për të realizuar kontrollin e dytë duhet:
- Të ketë kryer kontrollin e parë;
- Studenti duhet të paraqesë të miratuar nga udhëheqësi (firmosur nga studenti dhe udhëheqësi) rreth 40-60% të punimit të diplomës dhe 3 faqet e para të plotësuara (http://old.fti.edu.al/pages/122);
- Faqet e para, firmosur nga studenti dhe udhëheqësi, të skanohet (fotografohet);
- Ta dorëzojë materialin (3 faqet e para + pjesa teorike) për të cilin ka marrë konfirmimin e udhëheqësit deri më date 10 Qershor 2022 duke e ngarkuar në faqen web (*) . Kjo formë do të bëhet aktive në 8 Qershor.
(https://forms.office.com/Pages/ResponsePage.aspx?id=gkx0cy-AFE-zvql98Hh9FywEuuOeXcJNt8cIEpEa81NUQTFVMlVUQ1BJNENQOUhMOUFDV0JENzlGUS4u); - Çdo student për të realizuar kontrollin e tretë duhet:
- Të ketë kryer kontrollin e parë dhe të dytë;
- Studenti duhet të paraqesë të miratuar nga udhëheqësi (firmosur nga studenti dhe udhëheqësi) të gjithë punimin e diplomës në format libër bazuar në formatin e faqosjes së publikuar në faqen web (http://old.fti.edu.al/pages/122);
- Bashkëlidhur punimit një CD me të gjithë materialin e punimit;
- Çertifikatë personale ose familjare (e marrë nga e-albania);
- Vërtetim nga biblioteka shkencore e UPT që nuk ka detyrime të pa shlyera;
- Vërtetim nga Financa e FTI-së;
- Ta dorëzojë materialin e firmosur (nga studenti dhe udhëheqësi) më datën e caktuar fizikisht në ambientet e fakultetit, salla 211.
Lista e pedagogëve të Departamentit të Inxhinierisë Informatike
Titulli/Grada |
Emër Mbiemër |
|
Fusha e studimit |
Prof. Dr. |
Elinda Meçe |
Software engineering, Inteligjenca artificiale, Data mining, NLP |
|
Prof. Asoc. |
Genti Daci |
Rrjeta, Sisteme operative |
|
Prof. Asoc. |
Igli Tafaj |
Rrjeta, Sisteme operative, siguria kibernetike |
|
Dr. |
Dorian Minarolli |
Rrjeta, Cloud Computing, Arkitekture e sistemeve |
|
Dr. |
Evis Trandafili |
Software engineering, Inteligjenca artificiale,Data mining, NLP |
|
Dr. |
Hakik Paci |
Programim, databaze |
|
Dr. |
Enida Sheme |
Programim web, Cloud Computing, virtual/augmented reality |
|
Dr. |
Ina Papadhopulli |
Programim, software engineering, testim SW, inteligjence artificiale |
|
Msc. |
Besjana Muraku |
Programim web, mobile, software engineering |
|
Msc. |
Alba Haveriku |
Programim web/Java ,Data mining |
Pedagogë nga Departamenti Bazat e Informatikes
Titulli/Grada |
Emër Mbiemër |
|
Fusha e studimit |
Prof. |
Aleksander Xhuvani |
Databaze, programim |
|
Dr. |
Nelda Kote |
Programim web, Databaze, inteligjence artificiale, NLP |
|
Dr. |
Marin Aranitasi |
|
Rrjeta, Siguria e sistemeve mobile, SW testing |
Dr. |
Bojken Shehu |
Baze te dhenash, Siguria e Informacionit |
|
Msc. |
Anisa Gjini |
Programim, siguria e informacionit |
* Mund të përzgjidhni edhe pedagogë nga Departamenti i Elektronikes dhe Telekomunikacionit.