Në kuadër të projektit “Programi i zhvillimit të personelit akademik” financuar nga Agjencia Universitare Frankofone (AUF), u mbajt seria e trajnimeve për stafin dhe studentët e Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit nga trajnerja Aurora Birbilaj, konsulente për menaxhimin e projekteve dhe eksperte e fushës Dinamikë Sistemesh dhe Mendim Sistemi.

Trajnimet u zhvilluan në datat 18 Mars, 1 Prill dhe 6 Maj për stafin akademik dhe në datë 7 Prill për studentët.

 

Temat që u trajtuan gjatë këtyre trajnimeve ishin:

  • Bazat e Mendimit të Sistemit
  • Parimet e Manaxhimit të Projekteve
  • Eksplorimi i dinamikës së manaxhimit të projekteve në FTI, problematikat dhe mundësitë e të ardhmes
  • Aplikimet në projekte ndërkombëtare për studentët, kriteret dhe mundësitë

 

 

Në përfundim të trajnimeve u shpërndanë çertifikata për pjesëmarrësit e stafit akademik.

 

 

Dita e pare me stafin