Në kuadër të projektit “Programi i zhvillimit të personelit akademik” financuar nga Agjencia Universitare Frankofone (AUF), u mbajt seria e trajnimeve për stafin dhe studentët e Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit nga trajneri  Arnold  Kadiu ,CEO I kompanisë Zero dhe trajneri Ilir Dako administrator rrjetesh dhe sistemesh,konsulent IT dhe ekspert në fushën e sigurisë IT .

Trajnimet u zhvilluan në datat 12 Prill dhe 23 Maj për stafin akademik dhe për studentët. 

 

Temat që u trajtuan gjatë këtyre trajnimeve ishin:

 

Cloud Computing dhe shërbimet qe ofrohen për bizneset në Shqipëri.

Rast impementimi në Kompaninë Zero.

Implementimi i sistemeve ERP në Shqipëri.

Siguria kibernetike sulme të mundshme dhe si të mbrohemi.