Studentët e drejtimeve:
- Bachelor në Inxhinieri Informatike
- Master i Shkencave në Inxhinieri Informatike
- Master Profesional në Inxhinieri Informatike
Njoftohen se:
Kontrolli i tretë (dhe përfundimtar) i diplomës dhe dorëzimi i praktikës do të zhvillohet më 8 Korrik 2022, ora 9:00.
Bachelor salla 211, Master salla 214.
Për kujtesë:
1. Studenti duhet të paraqesë diplomën e miratuar nga udhëheqësi (firmosur nga studenti dhe udhëheqësi) në format libër (me kapak kartoni, jo plastik) bazuar në formatin e faqosjes së publikuar në faqen web (http://old.fti.edu.al/pages/122);
Bashkëlidhur punimit një CD me të gjithë materialin e punimit;
Çertifikatë personale ose familjare (e marrë nga e-albania);
Vërtetim nga biblioteka shkencore e UPT që nuk ka detyrime të pa shlyera;
Vërtetim nga Financa e FTI-së;
2. Studenti duhet të paraqesë relacionin e praktikës (me kapak plastik), të firmosur nga vetë studenti, shoqëruar me vërtetimin nga eprori në kompaninë / Institucionin ku ka zhvilluar praktikën. Nqs ka ende studentë Masteri, që nuk e kanë zhvilluar praktikën në kompani për shkak të pandemisë, do të dorëzoni pjesën praktike të diplomës si relacion praktike vecmas.
* Dita e Hënë datë 11 korrik është pushim për shkak se të shtunën në 9 korrik është festa e Kurban Bajramit.
Suksese!