Studentët e drejtimeve:
- Bachelor në Inxhinieri Informatike
- Master i Shkencave në Inxhinieri Informatike
- Master Profesional në Inxhinieri Informatike
Njoftohen se:
Kontrolli i dytë i diplomës do të zhvillohet më 7-12 Shtator 2022, online.
Çdo student për të realizuar kontrollin e dytë duhet:
- Të ketë kryer kontrollin e parë;
- Studenti duhet të paraqesë të miratuar nga udhëheqësi (firmosur nga studenti dhe udhëheqësi) rreth 40-60% të punimit të diplomës dhe 3 faqet e para të plotësuara (https://old.fti.edu.al/pages/122);
- Faqet e para, firmosur nga studenti dhe udhëheqësi, të skanohet (fotografohet);
- Ta dorëzojë materialin (3 faqet e para + pjesa teorike) për të cilin ka marrë konfirmimin e udhëheqësit deri më date 12 Shtator 2022 duke e ngarkuar në faqen web (*) . Kjo formë do të bëhet aktive në 7 Shtator .
- (https://forms.office.com/Pages/ResponsePage.aspx?id=gkx0cy-AFE-zvql98Hh9FywEuuOeXcJNt8cIEpEa81NUQkhINUJDTU9WSFI1UzNSVjVPQk02U1o2QS4u);