Studentët e drejtimeve:

  • Bachelor në Inxhinieri Informatike
  • Master i Shkencave në Inxhinieri Informatike
  • Master Profesional në Inxhinieri Informatike

Njoftohen se:

Kontrolli i tretë (dhe përfundimtar) i diplomës dhe dorëzimi i praktikës do të zhvillohet më 28 shtator  2022, ora 9:00.
Bachelor salla 211, Master salla 214.

Për kujtesë:

1. Studenti duhet të paraqesë diplomën e miratuar nga udhëheqësi (firmosur nga studenti dhe udhëheqësi) në format libër (me kapak kartoni, jo plastik) bazuar në formatin e faqosjes së publikuar në faqen web (http://old.fti.edu.al/pages/122);

Bashkëlidhur punimit një CD me të gjithë materialin e punimit;

Çertifikatë personale ose familjare (e marrë nga e-albania);

Vërtetim nga biblioteka shkencore e UPT që nuk ka detyrime të pa shlyera;

 

2. Studenti duhet të paraqesë relacionin e praktikës (me kapak plastik), të firmosur nga vetë studenti, shoqëruar me vërtetimin nga eprori në kompaninë / Institucionin ku ka zhvilluar praktikën.

 

Studentët e drejtimit  Bachelor në Inxhinieri Informatike njoftohen se mbrojtja e praktikës do të bëhet në datën 6 tetor 2022 dhe mbrojtja e diplomës në datën 7 tetor 2022 . 

 Studentët e drejtimit 

Master i Shkencave në Inxhinieri Informatike

Master Profesional në Inxhinieri Informatike

Njoftohen se mbrojtja e diplomës dhe praktikës do të kryhen në datën 12 tetor 2022. 

* Studentët e Masterit Shkencor duhet të dorëzojnë certifikatën e mbrojtjes së gjuhës së huaj në mënyrë që të kryejnë mbrojtjen e  diplomës .

 

Suksese!