Njoftohen studentët e Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit se duhet të paguajnë tarifën vjetore të shkollimit për vitin akademik 2022-2023.
- Studentët përsëritës në Ciklin e Parë “Bachelor”, viti i parë dhe viti i dytë do të paguajnë tarifën e plotë të shkollimit.
- Studentët përsëritës në Ciklin e Parë “Bachelor”, viti i tretë do të paguajnë tarifën për kredit.
- Studentët e rregullt në Ciklin e Parë “Bachelor”, viti i dytë dhe viti i tretë do të paguajnë tarifë të plotë vetem ata te cilet kane rezultuar me mesatare nën 6 (gjashtë), studentët e rregullt me mesatare 6 (gjashtë)-9 (nëntë) do të paguajnë ½ e tarifës së shkollimit.
- Studentët përsëritës në Ciklin e Dytë “Master i Shkencave” dhe “Master Profesional” do të paguajnë për kreditet e mbetura.
Studentët do të pajisen me faturën për arkëtim duke i shkarkuar nga adresa old.fti.edu.al sipas link-eve në vijim:
Bachelor gjysëm tarife, Bachelor tarifë e plotë, Master Profesional gjysëm tarife, Master profesional tarifë e plotë, Master Shkencor gjysëm tarife, Master Shkencor tarifë e plotë.
Pas kryerjes së pagesës, sudentët duhet të dorëzojnë pranë zyrës së financës kopje te faturës së bankës ose me email-n në adresëm [email protected]
Për çdo paqartësi paraqituni pranë zyrës së financës në orarin 12:00 – 14:00.