Njoftohen studentët e Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit të cilët nuk kanë kryer pagesën e tarifës vjetore të shkollimit, afati i fundit i pagesës është data 6 Qershor 2023.
Studentët e Ciklit të Dytë në “Master i Shkencave” dhe “Master Profesional” duhet të shlyejnë brenda datës 6 Qershor 2023 edhe këstin e dytë të tarifës vjetoret të shkollimit.
Studentët do të pajisen me faturën për arkëtim duke e shkarkuar nga adresa old.fti.edu.al faturat për Bachelor gjysëm tarife, Bachelor tarife e plotë, Master Profesional gjysëm tarife, Master Profesional tarifë e plotë, Master Shkencor gjysëm tarife dhe Master Shkencor tarifë e plotë.
Pas kryerjes së pagesës, sudentët duhet të dorëzojnë pranë zyrës së financës kopje te faturës së bankës ose me email në adresën [email protected]
Për çdo paqartësi mund të paraqiteni pranë zyrës së financës në orarin 12:00 – 14:00.