Shpallet konkursi per pedagoge me kohe te pjesshme ne Departamentin e Inxhinierise Informatike dhe Departamentin e Bazave te Informatikes.
Afati i aplikimit date 22 Shtator 2023.
Lista e dokumentave të kërkuara
- Kërkesë me shkrim për aplikim. (Stafi akademik me kohë të pjesshme i cili angazhohet rishtas në FTI duhet të sjellë vetëm kërkesën me shkrim dhe mund t’i shtojë dosjes çertifikata të cilat i ka fituar gjatë vitit të fundit)
- CV e kandidatit;
- Fotokopje e ID;
- Fotokopje e noterizuar e diplomës Bachelor në Inxhinieri Informatike dhe Master i Shkencave në Inxhinieri Informatike në FTI, UPT ose të diplomave ekuivalente me to, sipas akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi;
- Listë e noterizuar e notave e studimeve Bachelor dhe Master i Shkencave, ose i studimeve të ekuivalentuara sipas akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi; Nota mesatare e ponderuar për të dy ciklet e studimit së bashku >= 7.5, është kusht detyrues hyrës;
- Cdo dokumentacion tjetër që vërteton titujt dhe gradat, trajnime, kualifikime, etj. (nëse ka);
- Dy rekomandime nga staf akademik i FTI, UPT, ose Universiteti/Fakulteti ku kandidati ka kryer studimet, me titull Profesor ose Prof. Asoc;
- Leje me shkrim nga titullari i institucionit/kompanisë ku është i punësuar, që lejon angazhimin e kandidatit në mësimdhënie si pedagog i ftuar në FTI, UPT për vitin akademik 2023-2024.
Dorezimi i dokumentacionit behet te Pergjegjesi i Departamentit Dr. Enida Sheme.