Turneu Kibernetik Virtual SANS CEE CYBER TOURNAMENT
Në datat 14 – 15 Shtator 2023, SANS në bashkëpunim me AKCESK organizojnë turneun virtual kibernetik, e organizuar në formatin e një aktiviteti “Capture the Flag”, krijuar ekskluzivisht për komunitetin e sigurisë kibernetike të Evropës Qendrore dhe Lindore.
Turneu do të mirëpresë mijëra pjesëmarrës nga shtete të ndryshme të Evropës Qendrore dhe Lindore, të cilët do të testojnë aftësitë e tyre në një spektër të gjerë disiplinash të sigurisë kibernetike, në një mjedis argëtues dhe konkurues.
Skenarët e sfidave bazohen në botën reale dhe janë të përshtatshme për pjesëmarrës me njohuri teknike bazike dhe mesatare.
Regjistrohuni këtu: https://www.sans.org/mlp/cee-cyber-tournament-2023/.