Në vijim të proçesit të pranimeve në Universitete, pas përfundimit të Raundit II, viti akademik 2023-2024, për kuotat e paplotësuara aplikimet  do të kryhen pranë Sekretarive Mësimore.

Proçedura e aplikimit si në vijim:

 

Datë 4-8 Tetor kandidatët do të aplikojnë pranë sekretarisë mësimore me dokumentacionin si më poshtë:

Kopje e dokumentit të identifikimit.

Kopje e çertifikatës së maturës shtetërore.

Formular i kërkesës për aplikim (do të plotësohet në sekretarinë mësimore)

 

Renditja e aplikantëve për këtë fazë do të afishohet në ambjentet publike të fakultetit datë 09-10 Tetor.

 

Regjistrimet do të kryhen 15-17 Tetor pranë Sekretarive Mësimore.