Bazuar në V.K.M Nr. 40, datë 23.01.2019 dhe V.K.M Nr. 251, datë 27.03.2020 të Këshillit të Ministrave “ Për disa ndryshime dhe shtesa në Vendimin Nr. 269, datë 29.03.2017 të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e kategorive të individëve që plotësojnë kriteret e pranimit në një program të ciklit të parë të studimeve, në një program të integruar të studimeve ose në një program të studimeve profesionale, që përjashtohen nga tarifa vjetore e shkollimit”, të ndryshuar , dhe V.K.M Nr. 39, datë 23.01.2020 “Për disa ndryshime në vendimin nr. 903, datë 21.12.2016, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve për përfitimin e bursave nga fondi i mbështetjes studentore për studentët e shkëlqyer, studentët që studiojnë në programe studimi në fushat prioritare dhe studentët në nevojë”, të ndryshuar, njoftohen të gjithë studentët e FTI-së të programit të ciklit të parë Bachelor , se ka filluar procedura për dorëzimin e dokumentave për përjashtimin nga tarifa e shkollimit dhe/ose per përfitimin e bursave për vitin akademik 2023-2024.
KATEGORITË E STUDENTËVE QË PËRFITOJNË BURSË DHE PËRJASHTIM NGA TARIFA E SHKOLLIMIT