Masteri European në Inxhinieri Sistemesh të Qëndrueshme.
Masteri European në Inxhinieri Sistemesh të Qëndrueshme është program studimi i ciklit të dytë Master i Shkencave që zhvillohet në dy vite akademike me 120 ECTS kredite. Kjo iniciative inovative bashkon katër institucione prestigjoze të arsimit të lartë në Europë, si Universiteti Teknologjik Kompienjë, Francë (University of Technology of Compiègne- UTC), Universiteti i Xhenovës, Itali (University of Genoa- UNIGE), Universiteti Politeknik i Katalunjës, Barcelonë, Spanjë (Universitat Politècnica de Catalunya-UPC) dhe Universiteti Politeknik i Tiranës, Shqipëri (UPT), për të ofruar Programin e Studimit Master në Inxhinieri Sistemesh të Qëndrueshme.
Masteri European EMSSE fillon në vitin akademik 2024-2025. Semestri i dytë i vitit të parë do të zhvillohet, për të gjithë studentët e EMSSE, në Universitetin Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit dhe mësimdhënia do të realizohet me profesorë nga të katërt universitetet.
Aplikimet janë të hapura deri më 15 Shkurt 2024 : https://emsse.eu/
Për më shumë informacion : https://emsse.eu/