Njoftohen studentët për kontrollin e tretë të Diplomës dhe dorëzimin e praktikës.

Studentët e drejtimeve:

  • Bachelor në Inxhinieri Informatike
  • Master i Shkencave në Inxhinieri Informatike
  • Master Profesional në Inxhinieri Informatike

Kontrolli i tretë i diplomës dhe dorëzimi i praktikës do të zhvillohet më 26 Shkurt 2024, ora 9:00 , salla 211

Në datë 26 Shkurt duhet të dorëzoni një relacion të praktikës tuaj dhe vertetimin nga kompania ku keni zhvilluar praktikën, dhe në 1 Mars do të keni në flash drive praktikën në PowerPoint për prezantim para Komisionit.

Për kujtesë:

Studenti duhet të paraqesë diplomën e miratuar nga udhëheqësi (firmosur nga studenti dhe udhëheqësi) në format libër (me kapak kartoni, jo plastik) bazuar në formatin e faqosjes së publikuar në faqen web (http://old.fti.edu.al/pages/122);

  • Bashkëlidhur punimit një CD me të gjithë materialin e punimit;
  • Çertifikatë personale ose familjare (e marrë nga e-albania);
  • Vërtetim nga biblioteka shkencore e UPT që nuk ka detyrime të pa shlyera;

Ju lutem keni parasysh të vendosni datat e kontrolleve të sakta:

Kontrolli i parë: 22.01.2024

Kontrolli i dytë : 12.02.2024

Kontrolli i tretë: 26.02.2024

 * Nese kontrollin e parë dhe të dytë e keni kryer në sezonin e kaluar duhet të vendosni datat kur keni kryer kontrollin e parë dhe të dytë.

Kontrolli i parë dhe i dytë kryhet nga udhëheqësi juaj ndërsa kontrolli i tretë nga shefi i departamentit: Prof.Asoc.Enida Sheme 

Suksese!