Në zbatim të Strukturës Vjetore të Procesit Mësimor për vitin akademik 2023-2024, për shkak të festave zyrtare, gjatë zhvillimit të Procesit mësimor të semestrit te dytë rezultojnë 6 ditë pushimi të shpërndara në ditë të ndryshme të javës. Për një realizim sa më të mirë të programit mësimor, merren masat e mëposhtëme:
- Data 15.03.2024, ditë e Premte, do të bëhet pushim dhe mësimi i ditës së Premte do të zhvillohet ditën e Shtunë, datë 09.03.2024.
- Humbjet e orëve të mësimit për shkak të festave të zëvendësohen nga pedagogët në hapësirat që u lejon orari i mësimor i semestrit të dytë, duke informuar paraprakisht dekanatin e fakultetit.