BscELN, BscTLK, MscTLK, MscELN, MPTI; Kontrolli i diplomes: I – 15.04.2024; II – 10.05.2024; III – 03.06.2024

Departamenti i Elektronikës dhe Telekomunikacionit

NJOFTIM

Studentët e drejtimeve:
– Bachelor në Inxhinieri Elektronike
– Bachelor në Inxhinieri Telekomunikacioni
– Master i Shkencave në Inxhinieri Elektronike
– Master i Shkencave në Inxhinieri Telekomunikacioni
– Master Profesional në Teknologji Informacioni

1. Kontrolli i parë i diplomës do të zhvillohet deri më 15 Prill 2024.

2. Kontrolli i dytë i diplomës do të zhvillohet deri më 10 Maj 2024.

3. Kontrolli i tretë i diplomës do të zhvillohet më 03 Qershor 2024, ora 9:00, salla 304, FTI.

4. Data e mbrojtjes së diplomës do të saktësohet në një njoftim tjetër në vijim. Sipas strukturës mësimore do të jetë në periudhën 24.06.2024 – 05.07.2024.

 

Çdo student për të realizuar kontrollin e parë duhet:
– Të kontaktojë me pedagogun me të cilin ka renë dakord për të udhëhequr dhe zhvilluar punimin e diplomës (lista e pedagogëve më poshtë);
– Të vendosin bashkarisht temën/fushën ku do të punojnë për zhvillimin e punimit të diplomës;
– Të printojë, firmosi së bashku me udhëheqësin faqen e parë (http://old.fti.edu.al/pages/122);
– Materiali i firmosur nga studenti dhe konfirmuar nga udhëheqësi, të skanohet (fotografohet);
– Ta dorëzojë materialin e firmosur deri më datë 15 Prill 2024 duke e ngarkuar në faqen web (*):(https://forms.office.com/e/3a7PDca4v7).

Çdo student për të realizuar kontrollin e dytë duhet

  • Të ketë kryer kontrollin e parë;
  • Studenti duhet të paraqes të miratuar nga udhëheqësi (firmosur nga studenti dhe udhëheqësi) rreth 40-60% të punimit të diplomës dhe faqet e para të plotësuara (http://old.fti.edu.al/pages/122);
  • Materiali i firmosur nga studenti dhe udhëheqësi, të skanohet (fotografohet);
  • Ta dorëzojë materialin e firmosur deri më datë 10 Maj 2024 duke e ngarkuar në faqen web (*)🙁https://forms.office.com/e/CxCV3Ycy8s).

(*) Ngarkimi i materialit është i mundur vetëm me kredencialet zyrtare të studentit në domain @fti.edu.al

Çdo student për të realizuar kontrollin e tretë duhet:

  • Të ketë kryer kontrollin e parë dhe të dytë;
  • Studenti duhet të paraqes të miratuar nga udhëheqësi (firmosur nga studenti dhe udhëheqësi në origjinale, jo fotokopje apo e skanuar) të gjithë punimi e diplomës në format libër bazuar në formatin e faqosjes së publikuar në faqen web http://old.fti.edu.al/pages/122 me tre faqet e para të plotësuara me kompjuter;
  • Bashkëlidhur punimit një CD me të gjithë materialin e punimit;
  • Çertifikatë personale ose familjare (e marrë nga e-albania);
  • Vërtetim nga biblioteka shkencore e UPT që nuk ka detyrime të pa shlyera;
  • Ta dorëzojë materialin e firmosur (nga studenti dhe udhëheqësi) më datë 03 Qershor 2024, ora 09:00, fizikisht në ambientet e fakultetit.

Shënim për rikujtesë në plotësimin korrekt të tre faqeve të para:

Tre faqet e para duhet të jenë të plotësuara në të gjitha pjesët e tyre vetëm me kompjuter (jo shkrim dore apo stilolaps). 

  • data e kontrollit të parë është 15 Prill 2024, dhe kontrolli është zhvilluar nga udhëheqësi;
  • data e kontrollit të dytë është 10 Maj 2024, dhe kontrolli është zhvilluar nga udhëheqësi;
  • data e kontrollit të tretë është 03 Qershor 2024, dhe kontrolli është zhvilluar nga Përgjegjësi i Departamentit.

Lista e pedagogëve të Departamentit të Elektronikës dhe Telekomunikacionit (rend alfabetik):