Studentët e drejtimeve:

  • Bachelor në Inxhinieri Elektronike;
  • Bachelor në Inxhinieri Telekomunikacioni;
  • Master i Shkencave në Inxhinieri Elektronike;
  • Master i Shkencave në Inxhinieri Telekomunikacioni;
  • Master Profesional në Teknologji Informacioni;

Duhet të dorëzojnë deri më datë 24.06.2024, salla 302, ora 09:00 (ata student që nuk e kanë dorëzuar më parë):

  • Diplomën e faqosur sipas formatit të miratuar, të firmosur nga studenti dhe pedagogu udhëheqës;
  • Bashkëlidhur punimit një CD me të gjithë materialin e punimit;
  • Çertifikatë personale ose familjare (e marrë nga e-albania);
  • Vërtetim nga biblioteka shkencore e UPT që nuk ka detyrime të pa shlyera;
  • Studentet e ciklit të dytë të studimeve, Master, duhet të dorëzojnë fotokopje të noterizuar të vërtetimit të mbrojtjes së gjuhës së huaj, nëse nuk e kanë dorëzuar kur janë regjistruar në Master.

Mbrojtja e diplomave përpara komisionit

Mbrojtja e diplomës, për studentët që kanë dorëzuar dokumentacionin si më sipër dhe i kanë shlyer të gjitha detyrimet akademike, financiare dhe që kanë të drejtë të mbrojnë diplomën në këtë sezon, do të zhvillohet përkatësisht:

  • Datë 01.07.2024, ora 09:00, sallat do të përcaktohen në vijim;
    • Bachelor në Inxhinieri Elektronike;
    • Bachelor në Inxhinieri Telekomunikacioni;
  • Datë 02.07.2024, ora 09:00, sallat do të përcaktohe në vijim;
    • Master i Shkencave në Inxhinieri Elektronike;
    • Master i Shkencave në Inxhinieri Telekomunikacioni;
    • Master Profesional në Teknologji Informacioni;

Shënim:

Shënim për rikujtesë në plotësimin korrekt të tre faqeve të para:
Tre faqet e para duhet të jenë të plotësuara në të gjitha pjesët e tyre vetëm me kompjuter (jo shkrim dore apo stilolaps)

  • data e kontrollit të parë: 15 Prill 2024, dhe kontrolli është zhvilluar nga udhëheqësi;
  • data e kontrollit të dytë: 10 Maj 2024, dhe kontrolli është zhvilluar nga udhëheqësi;
  • data e kontrollit të tretë: 03 Qershor 2024, dhe kontrolli është zhvilluar nga Përgjegjësi i Departamentit, Prof. Dr. Aleksander Biberaj.

Studentët të paraqiten në ditën e mbrotjes së diplomës të paktën 15 minuta përpara orarit për tu informuar rreth sallave dhe komisioneve përkatëse me të cilët do të zhvillohet mbrojtja.
Studentët duhet të kenë me vehte në USB apo CD prezantimin e diplomës.