Departamenti i Elektronikës dhe Telekomunikacionit
NJOFTIM
Studentët e drejtimeve:
– Bachelor në Inxhinieri Elektronike
– Bachelor në Inxhinieri Telekomunikacioni
– Master i Shkencave në Inxhinieri Elektronike
– Master i Shkencave në Inxhinieri Telekomunikacioni
– Master Profesional në Teknologji Informacioni
1. Kontrolli i parë i diplomës do të zhvillohet më 15 Korrik 2024.
2. Kontrolli i dytë i diplomës do të zhvillohet më 04 Shtator 2024.
3. Kontrolli i tretë i diplomës do të zhvillohet më 20 Shtator 2024, ora 9:00, salla 302, FTI.
4. Data e mbrojtjes së diplomës do të saktësohet në një njoftim tjetër në vijim. Sipas strukturës mësimore do të jetë në periudhën 23.09.2024 – 04.10.2024.
Çdo student për të realizuar kontrollin e parë duhet:
– Të kontaktojë me pedagogun me të cilin ka renë dakord për të udhëhequr dhe zhvilluar punimin e diplomës (lista e pedagogëve më poshtë);
– Të vendosin bashkarisht temën/fushën ku do të punojnë për zhvillimin e punimit të diplomës;
Të printojë, firmosi së bashku me udhëheqësin faqen e parë (http://old.fti.edu.al/pages/122);
– Materiali i firmosur nga studenti dhe konfirmuar nga udhëheqësi, të skanohet (fotografohet);
– Ta dorëzojë materialin e firmosur deri më datë 15 Korrik 2024 duke e ngarkuar në faqen web (*): https://forms.office.com/e/fgU5nayF4e.
Çdo student për të realizuar kontrollin e dytë duhet
- Të ketë kryer kontrollin e parë;
- Studenti duhet të paraqes të miratuar nga udhëheqësi (firmosur nga studenti dhe udhëheqësi) rreth 40-60% të punimit të diplomës dhe faqet e para të plotësuara (http://old.fti.edu.al/pages/122);
- Materiali i firmosur nga studenti dhe udhëheqësi, të skanohet (fotografohet);
- Ta dorëzojë materialin e firmosur deri më datë 04 Shtator 2024 duke e ngarkuar në faqen web (*): https://forms.office.com/e/kXqLNCb9d2.
(*) Ngarkimi i materialit është i mundur vetëm me kredencialet zyrtare të studentit në domain @fti.edu.al
Çdo student për të realizuar kontrollin e tretë duhet:
- Të ketë kryer kontrollin e parë dhe të dytë;
- Studenti duhet të paraqes të miratuar nga udhëheqësi (firmosur nga studenti dhe udhëheqësi në origjinale, jo fotokopje apo e skanuar) të gjithë punimi e diplomës në format libër bazuar në formatin e faqosjes së publikuar në faqen web http://old.fti.edu.al/pages/122 me tre faqet e para të plotësuara me kompjuter;
- Bashkëlidhur punimit një CD me të gjithë materialin e punimit;
- Çertifikatë personale ose familjare (e marrë nga e-albania);
- Vërtetim nga biblioteka shkencore e UPT që nuk ka detyrime të pa shlyera;
- Ta dorëzojë materialin e firmosur (nga studenti dhe udhëheqësi) më datë 20 Shtator 2024, ora 09:00, fizikisht në ambientet e fakultetit.
Shënim për rikujtesë në plotësimin korrekt të tre faqeve të para:
Tre faqet e para duhet të jenë të plotësuara në të gjitha pjesët e tyre vetëm me kompjuter (jo shkrim dore apo stilolaps).
- data e kontrollit të parë është 15 Korrik 2024, dhe kontrolli është zhvilluar nga udhëheqësi;
- data e kontrollit të dytë është 04 Shtator 2024, dhe kontrolli është zhvilluar nga udhëheqësi;
- data e kontrollit të tretë është 20 Shtator 2024, dhe kontrolli është zhvilluar nga Përgjegjësi i Departamentit.
Lista e pedagogëve të Departamentit të Elektronikës dhe Telekomunikacionit: https://fti.edu.al/fakulteti/departamentet/departamenti-i-elektronikes-dhe-telekomunikacionit-det/stafi-i-det/