Aplikimet per master ne FTI per vitin akademik 2024- 2025 do te jene ne data 27 Shtator -4 Tetor 2024.
Eshte viti i dytë qe FTI në bashkëpunim me Universitetin Teknologjik të Compienge në Francë, do të ofrojë programin e përbashkët të studimit Master i Shkencave në “Inteligjencë Artificiale dhe Optimizim” me diplomë të dyfishtë. Ky program i përbashkët studimi vjen si rezultat i bashkëpunimit të gjatë , të Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit , Universitetit Politeknik të Tiranës (UPT) me Universitetin e Teknologjik të Compiegne në Francë. Programi studimi i përbashkët Master i Shkencave në “Inteligjencë Artificiale dhe Optimizim” do të zhvillohet për 2 (dy) vjet ose katër semestra. Totali i krediteve në përfundim të studimeve është 120 ECTS. Mësimdhënia do të zhvillohet kryesisht në gjuhën angleze dhe në gjuhën shqipe.
Lejohen të ndjekin këtë program studimi ata kandidatë që zotërojnë një diplomë të ciklit të parë Bachelor në Inxhinieri Informatike, në Inxhinieri Elektronike, në Inxhinieri Telekomunikacioni, në FTI, ose kandidatë që zotërojnë një diplomë të ciklit të parë Bachelor në fushën e Teknologjisë së Informacionit apo të ngjashme, të fituar jashtë FTI. Për kandidatë, të cilët janë diplomuar jashtë vendit duhet të bëjnë njësimin e diplomës në ministrinë përgjegjëse në rast regjistrimi në këtë program studimi.