Studentët e drejtimeve:

  • Bachelor në Inxhinieri Informatike
  • Master i Shkencave në Inxhinieri Informatike
  • Master Profesional në Inxhinieri Software

Njoftohen se :

Kontrolli i tretë i diplomës dhe dorëzimi i praktikës do të zhvillohet më 23 Shtator 2024, ora 9:00 , salla 211.

Në datën e dorëzimit të praktikës duhet të dorëzoni një relacion të praktikës tuaj dhe vertetimin nga kompania ku keni zhvilluar praktikën.

Për kujtesë:

Studenti duhet të paraqesë diplomën e miratuar nga udhëheqësi (firmosur nga studenti dhe udhëheqësi) në format libër (me kapak kartoni, jo plastik) bazuar në formatin e punimit të diplomës.

*Keni parasysh që pas faqes së pare të punimit te diplomës (që do jete edhe kapaku juaj i diplomës) vendosen 3 faqet e para të diplomës dhe më pas deklarata mbi plagjaturën.

  • Bashkëlidhur punimit një CD me të gjithë materialin e punimit;
  • Çertifikatë personale ose familjare (e marrë nga e-albania);
  • Vërtetim nga biblioteka shkencore e UPT që nuk ka detyrime të pa shlyera;

Ju lutem keni parasysh të vendosni datat e kontrolleve të sakta:

Kontrolli i parë: 08.07.2024

Kontrolli i dytë : 04.09.2024

Kontrolli i tretë: 23.09.2024

Kontrolli i parë dhe i dytë kryhet nga udhëheqësi juaj ndërsa kontrolli i tretë nga shefi i departamentit: Prof.Asoc.Hakik Paci

Suksese!