Departamenti i Inxhinierisë Informatike, në zbatim të Vendimit të Rektorit Nr. 116, datë 22.09.2020 “Për miratimin e procedurës së punësimit të personelit akademik me kohë të pjesshme në UPT”, shpall kriteret e aplikimit për personel akademik me kohë të pjesshme në Departamentin e Inxhinierisë Informatike për vitin akademik 2024-2025, dokumentacionin që kandidatët për personel akademik me kohë të pjesshme duhet të dorëzojnë pranë Departamentit te Inxhinierisë Informatike dhe nevojat që Departamenti i Inxhinierisë Informatike ka për personel akademik me kohë të pjesshme. Afati i aplikimit eshte 30.09.2024.
- Dosja që do të dorëzojë kandidati, duhet të përmbajë, dokumentat si më poshtë:
- Kërkesë me shkrim për aplikim. (Stafi akademik me kohë të pjesshme i cili angazhohet rishtas në FTI duhet të sjellë vetëm kërkesën me shkrim dhe mund t’i shtojë dosjes certifikata të cilat i ka fituar gjatë vitit të fundit)
- CV e kandidatit;
- Fotokopje e ID;
- Fotokopje e noterizuar e diplomës Bachelor në Inxhinieri Informatike dhe Master i Shkencave në Inxhinieri Informatike në FTI, UPT ose të diplomave ekuivalente me to, sipas akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi;
- Listë e noterizuar e notave e studimeve Bachelor dhe Master i Shkencave, ose i studimeve të ekuivalentuara sipas akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi; Nota mesatare e ponderuar për të dy ciklet e studimit së bashku >= 7.5, është kusht detyrues hyrës;
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton titujt dhe gradat, trajnime, kualifikime, etj. (nëse ka);
- Dy rekomandime nga staf akademik i FTI, UPT, ose Universiteti/Fakulteti ku kandidati ka kryer studimet, me titull Profesor ose Prof. Asoc me datë jo më të hershme se shpallja e konkursit;
- Leje me shkrim nga titullari i institucionit/kompanisë ku është i punësuar, që lejon angazhimin e kandidatit në mësimdhënie si pedagog i ftuar në FTI, UPT për vitin akademik 2024-2025.
- Formular vetëdeklarimi sipas shtojcës bashkëngjitur.